Ndërlidhjet

Josipoviç nderon viktimat boshnjake në Ahmiçi



Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, ka nderuar sot viktimat boshnjake dhe kroate të luftës në Bosnjë. Josipoviç është presidenti i parë i Kroacisë, që nderon vektimat boshnjake të vrara nga forcat e kroatëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-’95.

Megjithëse ishin aleatë kundër forcave serbe, kroatët dhe boshnjakët patën dhe konflikte mes tyre në vitet 1993-’94.

Josipoviç vizitoi memorialet e të vrarëve në fshatrat Ahmiçi dhe Krizanqevo sello. Në këtë të fundit gjendet dhe varreza e viktimave kroate të vrara nga forcat boshnjake.

Presidenti kroat shoqërohej në vizitat e tij nga kardinali i kishës katolike, Vinko Puljiç dhe myftiu i Bosnjës, Mustafa Qeriç.
XS
SM
MD
LG