Ndërlidhjet

SHBA: Kosova, një përparim i jashtëzakonshëm



“Dy vjetë pas shpalljes së pavarësisë udhëheqja e Kosovës ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. 2009 ishte një vit i rritjes dhe konsolidimit të institucioneve të Kosovës, që u shënua me krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me suksesin e mbajtjes së zgjedhjeve të para demokratike, të organizuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Kosovës.

Pjesëmarja e serbëve, në komunat e reja me shumicë serbe, ishte e rëndësishme. Kosova dhe Maqedonia arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike.”

Deklarata e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Gordon u bë gjatë një seance dëgjimore në nënkomitetin e çështjeve evropiane të Senatit të SHBA-ve.

Gordon, në fjalën e tij, theksoi faktin se “Bashkimi Evropian është një partner kyç” i SHBA-së në përparimin e arritur në Kosovë.

“Si pasojë e përparimeve të shënuara në vendosjen e paqes dher stabilitetit forca e NATO-s në Kosovë po zvogëlohet” theksoi Gordon.

Duke folur për Shqipërinë Gordon nënvizoi nevojën që qeveria të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin si dhe duhet të marrë fund ngërçi parlamentar. Gordon nënvizoi rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon.
XS
SM
MD
LG