Ndërlidhjet

Pluhuri vullkanik bllokon trafikun ajror



Udhëtarët e aeroplanëve mund të përballen me vonesa disa ditëshe për shkak të resë së madhe nga vullkani në Islandë, i cili detyroi mbylljen e trafikut ajror në Evropën Veriore, ndërsa mijëra udhëtarë mbetën në aeroportet e Evropës dhe botës.

Grupi për trafikun e kontrollit, Eurocontrol, tha se sot pritet të anulohen gjysma e të gjitha fluturimeve ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore.

Autoritetet në Belgjikë, Britani Danimarkë, Holandë, Norvegji dhe Suedi u detyruan të mbyllin hapësirën ajrore për shkak se pluhuri vullkanik mund t’i bllokojë motorët e aeroplanëve.
XS
SM
MD
LG