Ndërlidhjet

Obama: Astronautë në Mars pas 30 vjetësh


Presidenti amerikan Barak Obama i shpalli planet e reja për eksplorimin amerikan të gjithësisë, duke thënë se duhet të jetë e mundshme që brenda 30 viteve të dërgohen astronautët në orbitën e Marsit.

Në një fjalim në Qendrën Kozmike Kenedi në Floridë, Obama tha se ai paramendon se astronautët amerikanë po e bëjnë udhëtimin e parë të gjatë me anije kozmike mbi një asteroid.

Obama tha se beson që deri nga vitet 2030-ta, njerëzit do të mund të dërgohen në orbitën e Marsit dhe të kthehen të sigurtë në Tokë.

Pas kësaj ai parashikoi se astronautët do të mund të zbresin në planetin e kuq.
XS
SM
MD
LG