Ndërlidhjet

logo-print

Malajzia ia ndërpret dërgesat e benzinës Iranit



Kryeministri i Malajzisë Naxhib Rezak tha se kompania shtetërore e naftës në këtë vend i suspendoi dërgesat e benzinës në Iran shkaku i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme të Iranit me bashkësinë ndërkombëtare për programin bërthamor.

Naxhib foli për pezullimin e dërgesave në Uashington pas bisedimeve me presidentin Barak Obama. Ai i bëri thirrje Teheranit t’u përmbahet vendimeve të Këshillkit të Sigurimit të OKB-së.

Naxhib tha se Malajzia beson se Irani ka të drejtë për energji bërthamore paqësore, por duhet të mësojë që ta fitojë besimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të jetë plotësisht transparent me programin bërthamor.

Irani është ndër eksportuesit më të mëdhej në botë të naftës së papërpunuar, por importon rreth 40 përqind të sasisë së benzinës për shkak të rafinerive të vjetra.
XS
SM
MD
LG