Ndërlidhjet

SHBA: Imami afgan urdhërohet të lëshojë vendin



Gjykësi federal urdhëroi dëbimin e një kleriku me origjinë afgane nga SHBA për shkak të hetimeve lidhur me pretendimet për komplot me bomba në stacionet e metrosë së Nju Jorkut.

Gjykatësi tha se Ahmad Afzali, 39 vjeç, duhet të largohet brenda 90 ditëve ose do të përballet me deportimin në Afganistan.

Afzali, i cili punonte si imam në një xhami në Nju Jork por nuk është shtetas amerikan, u arrestua shtatorin e kaluar për lidhje me rastin e Naxhibullah Zazi, imigrant fgan i cili pranoi se bashkë me Al Kaidën ka planifikuar sulm vetëvrasës me bomba në metrotë e Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG