Ndërlidhjet

KB: Pakistani dështoi ta mbrojë si duhet Buton



Komisioni hetues i Kombeve të Bashkuara konkludoi se autoritetet e Pakistanit kanë dështuar ta mbrojnë si duhet ish kryeministren Benazir Buto, dhe gjithashtu dështuan ta hetojnë vrasjen e saj.

Raporti thotë se hetuesit e OKB-së besojnë se dështimi nga ana e autoriteteve pakistaneze për ta hetuar si duhet vrasjen e Butos ishte “i qëllimshëm”.

Raporti pohon se përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për ta hetuar atentatin janë “dëmtuar rëndë” nga agjencitë e inteligjencës në Pakistan dhe zyrtarët e qeverisë.

Komisioni i kërkon Islamabadit të zhvillojë hetime “serioze dhe të besueshme” kriminale për të përcaktuar kush urdhëroi dhe e kreu atentatin, dhe t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG