Ndërlidhjet

logo-print

Bashkëpunëtori i Musharafit kritikon raportin e KB për B. Buton



Një bashkëpunëtor i ish presidentit të Pakistanit Pervez Musharraf tha se raporti i Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministres Benazir Buto është “paketë me gënjeshtra”.

Buto u vra në dhjetor, 2007 me armë dhe sulm vetëvrasës pasi u kthye nga mërgimi nëntë vjeçar.

Komisioni hetues i Kombeve të Bashkuara konkludoi se autoritetet e Pakistanit kanë dështuar ta mbrojnë si duhet ish kryeministren Benazir Buto, dhe gjithashtu dështuan ta hetojnë vrasjen e saj.

Partia Popullore e Pakistanit e ish kryeministres Buto dhe presidenti aktual Asif Ali Zardari e kanë mirëpritur raportin.
XS
SM
MD
LG