Ndërlidhjet

SHBA: Me Rusinë diskutohet për fëmijët e adoptuar


Shtetet e Bashkuara e dërgojnë një delegacion zyrtar në Rusi për të biseduar lidhur me shqetësimet e qeverisë ruse për adoptimin e fëmijëve rusë nga prindërit amerikanë.

Departamenti amerikan i shtetit, e shpalli udhëtimin e këtij delegacioni, pas raporteve se autoritetet e Rusisë e kanë pezulluar adoptimin e fëmijëve rusë nga ana e familjeve në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua amerikane e ktheu prapa në Rusi djaloshin shtatë vjeçar, që më parë e kishte adoptuar, duke e dërguar atë vetëm në aeroplan.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krovli, tha se Uashingtoni ende po përpiqej ta qartësonte se a është ngrirë adoptimi dhe se delegacioni amerikan, që në Moskë udhëton javën e ardhshme, do të mundohet t’i përmirësoj procedurat e adoptimit.

Më herët, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko tha se adoptimet nga Shtetet e Bashkuara janë pezulluar derisa të arrihet marrëveshja e re.
XS
SM
MD
LG