Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga shpërthimi janë vrarë edhe policë dhe gazetarë


Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një spital, sot janë vrarë së paku 8 vetë dhe janë plagosur më se 30 të tjerë.

Sulmuesi e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij në pjesën emergjente të spitalit, në qytetin jugperëndimor, Kueta, ku kishte njerëz që pritnin trupin e pajetë të në bankieri shiit, të vrarë më herët gjatë ditës.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë të lartë dhe një gazetar.

Myslimanët shiitë në Pakistan, janë pakicë, pasi afro 80% e popullatës janë sunitë.

Në 30 vjetët e fundit nga dhuna sektare në mbarë Pakistanin, janë vrarë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG