Ndërlidhjet

Evropë: Pluhuri vullkanik shkakton anulim të fluturimeve


Mjegulla e gjërë e pluhurit nga vullkani në Islandë pothuajse në gjysmën e Evropës, e ka detyruar anulimin e mijëra fluturimeve.

Agjencia evropiane e kontrollit të trafikut ajror ka parashikuar se afro 17 mijë fluturime do të anulohen sot për shkak të mjegullës së hirit vullkanik, që paraqet kërcënim për makinat e aeroplanave dhe për pamjen e pilotëve.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se pastrimi i materialit shpërthyes nga vullkani në Islandë, mund të zgjasë disa ditë.
XS
SM
MD
LG