Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Ish presidenti Katami mund të largohet nga Irani


Një avokat i ish presidentit reformist iranian, Mohamad Katami, thotë se zotit Katami nuk i është ndaluar largimi nga Irani, por atij i ishte dhënë “një këshillë” nga zyrtarët, që ta anuloj udhëtimin e planifikuar për në Japoni.

Avokati Alizadeh Tabatabie, tha se “nuk është dhënë urdhër, që ia ndalon Katamit largimin” nga Irani.

Më herët, ka pasur raporte në Internet se ish presidentit i ishte ndaluar largimi nga Irani dhe udhëtimin për në Japoni, për të marrë pjesë në një konferencë për çarmatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG