Ndërlidhjet

Gjakovë: Myslimanët dhe katolikët – raporte vëllazërore


Pjesëtarët e fesë myslimane dhe ata të fesë katolike në Gjakovë kanë “raporte vëllazërore”, u tha sot gjatë takimit të kryetarit të komunës, Pal Lekaj, dhe Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

“Shqiptarët e fesë katolike dhe ata të fesë islame nuk kanë dallime kombëtare, por janë pjesë e bashkësisë së Kosovës”, ka vlerësuar Dodë Gjergji.

Zoti Lekaj theksoi se komuna e Gjakovës “përherë ka qenë dhe do të mbetet shembull i bashkëpunimit, dashurisë dhe respektit reciprok ndërmjet dy komuniteteve fetare”, dhe shtoi se “Kisha Katolike në Gjakovë dhe Bashkësia Islame në këtë komunë, përherë u kanë paraprirë proceseve pozitive”.
XS
SM
MD
LG