Ndërlidhjet

Tiranë: Rama thotë se qeveria po e fsheh krizën ekonomike


Lideri opozitar në Shqipëri, Edi Rama, e ka kritikuar sot qeverinë “për spekulim të përditshëm”, me shifrat, që kanë për qëllim mbulimin e krizës ekonomike.

Ai theksoi se kriza ekonomike në Shqipëri po degradon, çdo ditë e më shumë.

Lideri i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, tha se rritja ekonomike praktikisht ka qenë zero dhe se “nuk ka rritje të eksporteve në vitin 2009, përkundrazi ka rënie” dhe shtoi se “kjo rënie po vazhdon edhe gjatë periudhës që ne flasim”.

Ai këto komente i bëri sot në një takim me gazetarët në Tiranë.
XS
SM
MD
LG