Ndërlidhjet

Pakistan: Qeveria premton hetime të reja për rastin Buto


Qeveria e Pakistanit thotë se raporti i Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministres, Benazir Buto, e hapë rrugën për “hetim adekuat policor” për këtë vrasje.

Benazir Buto ishte vrarë në dhjetor të vititi 2007, nga sulmi me armë dhe nga sulmi vetëvrasës me bombë, pas kthimit të saj në Pakistan, pas nëntë vitesh të ekzilit, për shkak të mospajtimeve me ish presidentin, Pervez Musharraf.

Qeveria e zotit Musharraf i kishte fajësuar militantët pakistanezë të ndërlidhur me al-Kaidën, për vrasjen e saj.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara, thuhet se qeveria e Musharrafit dhe agjencitë e sigurimit kanë mundur ta parandalojnë vrasjen e Benazir Butos.

Theksohet poashtu, se agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e tjerë me qëllim e kanë penguar hetimin për vrasjen e saj.

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk thonë se kush, sipas tyre, kishte dorë në vrasje.

Rashid Kureshi, ndihmës i ish presidentit Musharraf, sot e hodhi poshtë raportin e Kombeve të Bashkuara, duke e vlerësuar si “një paketë e gënjeshtrave”.
XS
SM
MD
LG