Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për arrestimin e gazetarit në Transdniester


Ambasadori amerikan në Moldavi, Asif Çaudri, thotë se është takuar me Igor Smirnovin, lider i rajonit seperatist të Moldavisë, Transdniester, dhe i ka thënë se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare, janë të “shqetësuara” për gazetarin Ernest Vardanean, i cili është arrestuar më 7 prill në Tiraspol, i akuzuar për spiunim për qeverinë e Moldavisë.

Qeveria e Moldavisë, grupe për të drejta të njeriut dhe asociacione të gazetarëve, përfshirë edhe Reporterët pa Kufij, kanë kërkuar lirimin e gazetarit 33 vjeçar.
XS
SM
MD
LG