Ndërlidhjet

Çeçeni: Vriten katër policë



Mediat ruse raportuan se militantët kanë vrarë të paktën katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Rusisë të enjten dhe të premten në Kaukazin Verior.

Agjencia shtetërore RIA Novosti tha se dy bomba vranë tre oficerë të armatës të enjten mbrëma në fshatin Açkoi-Martan në Çeçeninë jugore, ndërsa të paktën një polic e humbi jetën në betejë me militantët të nesërmen në fshatin e njëjtë.
XS
SM
MD
LG