Ndërlidhjet

Haiti: Bie helikopteri, vdesin 4 ushtarë spanjolë



Misioni i Kombeve të Bashkuara në Haiti tha se katër ushtarë spanjolë e kanë humbur jetën nga rrëzimi i i helikopterit.

Zyrtarët thanë se helikopteri u rrëzua të premten në një zonë malore afër kufirit të Haitit me Republikën Dominikane.

Zyrtarët thanë se spanjolët ishin duke ndihmuar në operacionet humanitare pas tërmetit shkatërrimtar të 12 janarit, që la rreth 300 mijë të vdekur.

Spanja ka rreth 400 persona ushtarakë në Haiti.
XS
SM
MD
LG