Ndërlidhjet

SHBA: Akuzohet ish presidenti i Blackwater



Ish presidenti i firmës private të sigurimit Blackwater Worldwide dhe katër ish të punësuar të tjerë të kompanisë janë akuzuar në SHBA për armëmbajtje pa leje dhe deklarata të pavërteta.

Geri Xhekson, i cili vjet dha dorëheqje si president, përballet me akuza federale për konspiracion për t’i shkelur ligjet mbi armët e zjarrit, për dhënie të deklaratave të pavërteta dhe zotërim ilegal të armëve.

Akuzat janët ë ndërlidhura me pretendimet për të mbuluar dhuratat e armëve të Mbretit Abdullah të Jordanisë, në shkëmbim të përfitimit të një biznesi në Jordani.
XS
SM
MD
LG