Ndërlidhjet

logo-print

Hamnei: Feja ndalon përdorimin e armëve bërthamore



Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei tha sot se përdorimi i armëve bërthamore është e ndaluar nga feja.

“Ne e konsiderojmë përdorimin e armëve bërthamore si haram ( të ndaluar)”, tha ai në mesazhin me shkrim në hapje të konferencës dyditore mbi çarmatimin bërthamor.

Hamnei poashtu i quajti SHBA-të “i vetmi kriminel bërthamor në botë” për shkak të përdorimit të armëve bërthamore në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad bëri thirrje për krijimin e një trupi ndërkombëtar që do të mbikqyrte çarmatimin bërthamor.

Në tubim ka përfaqësues nga 12 vende, përfshirë ministrat e jashtëm të Turkmenistanit dhe Armenisë, si dhe zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë.
XS
SM
MD
LG