Ndërlidhjet

Korea e Veriut mohoi se fundosi anijen jugkoreane



Korea e Veriut sot mohoi se e ka fundosur luftanijen jugkoreane afër kufirit të kontestuar muajin e kaluar.

Agjencia verikoreane KCNA e akuzoi qeverinë në Seul se po i përdor mediat për të krijuar spekulime se anijen mund ta ketë goditur një torpedo e Koresë Veriore, duke shkaktuar fundosjen e saj dhe vdekjen e 46 marinarëve.

Deklarata vjen në kohën kur qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se ende po i heton shkaqet e fundosjes.
XS
SM
MD
LG