Ndërlidhjet

Siria, Libani dhe Iraku mbështesin programin bërthamor iranian



Siria, Libani dhe Iraku e kanë mbështetur programin bërthamor të Iranit, duke thënë se ai ka qëllime paqësore.

Duke folur në konferencën dyditore mbi çarmatimin në Teheran, ministri i Jashtëm i Irakut Hoshiar Zebari, tha: “Ne e hedhim poshtë çdo kërcënim kundër Iranit dhe insistojmë në të drejtën e Iranit që të përdorë energji bërthamore paqësore”.

Homologu i tij libanez, Ali al-Shami, tha se duhet që Izraeli të zveshet nga arsenali bërthamor i tij.

Në hapje të konferencës, presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se “duhet të formohet një grup i pavarur ndërkombëtar, që do të mbikqyrte çarmatimin bëërthamor dhe të parandalonte proliferimin”.

Në tubim ka përfaqësues nga 12 vende, përfshirë ministrat e jashtëm të Turkmenistanit dhe Armenisë, si dhe zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë.
XS
SM
MD
LG