Ndërlidhjet

Rritet bilanci i viktimave në Pakistan



Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë shkaktuar të paktën 32 të vrarë dhe 64 të plagosur në një pikë ku UNHCR i regjistron refugjatët në veriperëndim të Pakistanit.

Shpërthimi i parë ndodhi në paralagjet e qytetit Kohat, ku rreth 300 njerëz shkuan të marrin ndihma humanitare, ndërsa shpërthimi i dytë kur njerëzit u tubuan për t’u ndihmuar të plagosurve.

Komisioner i policisë Halid Omarzai i tha Radios Evropa e Lirë se dyshohet në motive sektare të sulmit.

Ai tha se kërcënime të ngjashme ishin pranuar edhe më parë.

Shumica e të zhvendosurve janë pashtunë etnikë, të cilët kanë ikur nga dhuna e talibanëve dhe operacionet e ushtrisë së Pakistanit në rajonin fisnor Orakzai.

Talibanët sunitë shpesh i kanë sulmuar pjesëtarët e pakicës shiite në rajon.
XS
SM
MD
LG