Ndërlidhjet

Vëzhguesit kritikojnë zgjedhjet në Sudan



Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet e para shumëpartiake në Sudan pas më shumë se dy dekadash nuk i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare.

Ekipi vëzhgues i Bashkimit Evropian tha se procesi zgjedhor ishte minuar.

Ish presidenti amerikan Xhimi Karter, i cili drejton një ekip tjetër monitorues, erdhi në konkluzë të ngjashme.

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet presidenciale tregojnë se presidenti aktual Omar al-Bashir prin me 88 % deri 94 % të votave, pasi rivalët e tij kryesor u tërhoiqën nga gara në shenjë proteste.
XS
SM
MD
LG