Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Ithtarët e ish presidentit pushtojnë TV lokal



Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, e kanë marrë kontrollin në një televizion lokal në rajonin jugor Xhelalabad.

Grupi hyri në zyrat e drejtorit të stacionit televiziv Batukan Azhimamatov dhe kërkoi të transmetojnë disa deklarata, të cilat pastaj i regjistruan.

Qyteti dhe rajoni Xhalalabad mbeten ndër zonat që më së shumti mbështesin Bakievin.
XS
SM
MD
LG