Ndërlidhjet

Rumania shtyn përdorimin e euros



Rumania do ta shtyjë përdorimin e euros, të planifikuar për vitin 2015, sepse nevoitet përgatitje më e gjatë dhe për ndryshimin e sistemit monetar, njoftoi guvernatori i Bankës Qendrore, Mugar Isaresku.

"Shtyrja për një apo dy vite është më pak e rëndësishme sesa nevoja që në eurozonën të hyjmë mirë të përgatitur", ka thënë Isaresku.

Javën e kaluar, qeveria e Bullgarisë hoqi dorë nga programi i para anëtarësimit në eurozonën (ERM2), pasi regjistroi deficit më të madh buxhetor.
XS
SM
MD
LG