Ndërlidhjet

Ugandë: Tinejxheri kurorëzohet mbret



Mbreti Omukama Ojo Njimba Kabamba Iguru është bërë sot mbret në Ugandë sapo i mbushi 18 vjet, duke u bërë monarku më i ri në botë.

Mbreti Ojo ishte kurorëzuar 15 vjet më parë në moshën 3 vjeçare pas vdekjes së babait, sundimtarit tradicional të Toro, një mbretëri në Ugandën perëndimore.

Prej atëherë, ai është ndihmuar nga regjentët për të sunduar mbretërinë, e cila është ndër të paktat që është ringjallur në këtë vend të Afrikës Lindore në vitin 1993.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë mijëra dashamirë të tij, përfshirë udhëheqësit tradicionalë nga Gana, Afrika e Jugut, Zimbabveja e Suazilandi.
XS
SM
MD
LG