Ndërlidhjet

Sejdiu në varrimin e Kazinskit, Topi anulon udhëtimin



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Poloni, ku të dielën do të marrë pjesë në varrimin e presidentit të Polonisë, Lech Kaçzynski.

Ky i fundit, bashkë me bashkëshorten Maria dhe 94 të tjerë, javën e kaluar e humbën jetën në një aksident ajror në Rusi.

Ndërkohë, mediat në Tiranë raportuan se presidenti Bamir Topi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Poloni gjatë ceremonisë mortore.

Shkak për anulimin e udhëtimit thuhet se është hiri vullkanik që ka penguar me dhjetëra fluturime në të gjithë Evropën.
XS
SM
MD
LG