Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Presidenti i ndjerë varroset në qytetin Krakov


Arkivolet me trupat e pajetë të presidentit të Polonisë, Leh Kaçinski, dhe të bashkëshortes së tij, sot nga Varshava kanë arritur në Krakov, për varrim në Katedralen historike të këtij qyteti.

Çifti bashkëshortor, që së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbi jetën nga përplasja e aeroplanit në Rusi, më 10 të këtij muaji, për herë të fundit është bartur ngadalë nëpër Varshavë.

Pastaj trupat e pajetë janë bartur me aeroplan ushtarak në Krakov.
XS
SM
MD
LG