Ndërlidhjet

Obama dhe Medvedev, kimi personale në punë?


Presidenti rus, Dmitry Medvedev, dhe ai amerikan, Barak Obama
Presidenti rus, Dmitry Medvedev, dhe ai amerikan, Barak Obama

Gjatë vizitës së tij këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se që kur ai dhe presidenti Barak Obama kanë kaq shumë çështje në agjendën e tyre, ndoshta ata duhet ta konsiderojnë performancën diplomatike nëpërmjet teksteve të mesazheve.

Duke folur në Institutin Brukings në Uashington, Medvedev tha se, “duhet kohë që mesazhet mes Uashingtonit dhe Moskës për t’i printuar dhe për t’i sjellë te ne nëpërmjet stafit”.

Nënteksti i Medvedevit reflekton një shkallë të angazhimit, të bashkëpunimit dhe rehatisë mes presidentit rus dhe atij amerikan, që nuk është parë me vite.

Vetëm javën e fundit, Obama dhe Medvedev kanë nënshkruar një traktat të madh të armëve bërthamore, kanë bashkëpunuar që Ukraina të bie dakord në heqjen dorë nga uraniumi i pasuruar, si dhe kanë punuar së bashku në shmangien e trazirave civile në Kirgistan.

Sipas analistëve, toni i ri në marrëdhëniet dhe gjërat konkrete të arritura, janë pjesërisht efekt anësor i kimisë personale, që është zhvilluar gjatë vitit të kaluar mes Obamës dhe Medvedevit.

Fiodor Lukanov, kryeredaktor i gazetës “Rusia në çështjet globale”, tha:

“Të dyja palët janë duke ndjekur interesat e tyre kombëtare. Por, atmosfera është shumë pozitive. Obama dhe Medvedev të dy janë shumë pragmatikë. Por, ata janë gjithashtu dy njerëz të mirë dhe të përzemërt. Kjo ndihmon marrëdhëniet dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të vështira”.


Obama dhe Medvedev, po ashtu, kanë edhe gjëra të tjera të përbashkëta. Të dy janë në të dyzetat dhe vijnë nga brezi që u rrit në politikë pas Luftës së Ftohtë.

Të dy janë diplomuar në shkollat elitë të ligjit dhe më vonë kanë punuar si profesorë të ligjit. Dhe, të dy përpiqen shumë ta paraqesin veten si truri i teknologjisë së udhëheqësve të shekullit XXI.

Në daljet publike, ata duken komodë dhe krejt të natyrshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në një intervistë të javës së kaluar në ABC, Medvedev e quajti Obamën “një mendimtar” dhe “një burrë të këndshëm, me të cilin është kënaqësi të merresh”.

Obama, nga ana e tij, e ka lëvduar Medvedevin për “udhëheqjen” dhe “qartësinë” e tij. Kimia personale dhe gjestet e miqësisë mes udhëheqësit amerikan dhe atij rus janë tradita të hershme.

Gjatë periudhës së uljes së tensionit më 1970, Ricard Nikson, u tregua mirënjohës ndaj Leonid Brezhnjevit, kur ai i dhuroi një makinë sovjetike të tipit Linkoln Kontinental.

Gjatë perestrojkës, Xhorxh Bush dhe Mihail Gorbaçov patën raporte personale të shkëlqyera, që çuan në fundin e Luftës së Ftohtë. Boris Jelcin ripërsëriti duke e quajtur Bill Klinton si “miku im Bill”.

Dhe, presidenti Bush, në takimin e tij të parë me Vladimir Putinin, tha se ai sheh në sytë e liderit rus, ku mori një ndjenjë të shpirtit të tij. Nikolas Giosdev, redaktor i blogut “Uashingtoni realist”, thotë se arsyeja që marrëdhëniet personale përvijohen gjerë, është se lidhjet institucionale mes dy vendeve janë historikisht të dobëta.

“Personalizimi i marrëdhënieve është më i lehtë dhe më tërheqës në mungesë të lidhjes institucionale mes dy vendeve. Nuk ka aleancë marrëdhëniesh në ushtri. Nuk ka marrëdhënie të veçanta dhe të forta në ekonomi”
, tha Giosdev.

Të njëjtën ide mbështet edhe Lukianov.

“Në rastin e Bushit dhe të Putinit, problemi kryesor ishte se ata kishin marrëdhënie personale të mira që nuk u përkthyen në marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Ishte një paradoks. Gjëja kryesore është se Obama dhe Medvedev kanë një nivel të caktuar të besimit të ndërsjellë”.


“Bush dhe Putin e pëlqenin njëri-tjetrin, por nuk i besonin njëri-tjetrit. Në disa pika, thjesht, Putin ndaloi duke besuar në SHBA-të, pavarësisht marrëdhënieve të mira mes tyre. Dhe, Amerika ndaloi krejtësishst së besuari Putinit. Tani ka një kuptueshmëri që secila palë mund t’u besojë premtimeve të palës tjetër”
, tha Lukianov.

Marrëdhëniet e Obamës me anëtarët të tjerë në pushtetin rus, si me kryeministrin Putin nuk kanë qenë më të ngrohta. Gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor të 2009-ës, Obama tha për Associated Press se ka marrëdhënie të mira pune me Medvedevin, ndërsa u shpreh se “Putini ka Putinot në mënyrën e tij të vjetër të të bërit biznes.”

Disa observues, ky koment i çon në spekulimin se Obama po krijon një hendek midis Medvedevit dhe Putinit, i cili në gjithë Rusinë konsiderohet si një politikan i fuqishëm.

Steven Pajfër, një ish-zyrtar i departamentit të Shtetit tha se një veprim i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Ata janë më se të mençur për ta kuptuar se të nxitësh Medvedevin kundër Putinit mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ata po merren vesh me Medvedevin, pasi ai është bashkëbiseduesi që ata kanë në Rusi, dhe ata e dinë që Medvedevi flet në bazë të një politike, me të cilën ka punuar me Putinin”
, tha Pajfer, duke shtuar se tashmë dy vendet po shkojnë drejt marrëdhënieve më të mira.

“Ende do të jenë disa dobësi. Njëra prej tyre natyrisht është ekonomike. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në çështjet lidhur me hapësirën post-sovjetike ku konkurrojnë interesat midis Uashingtonit dhe Moskës”,
përfundoi komentin e tij Pajfer.(a.ç.)
XS
SM
MD
LG