Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë në Peshavar – 7 të vrarë


Raportohet se së paku 7 vetë janë vrarë, e më se 25 të tjerë janë plagosur, nga një sulm i sotëm vetëvrasës me makinë bombë, cak i të cilit ishte një stacion i policisë në qytetin Kohat, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Ky sulm u bë një ditë pasi afro 40 vetë u vranë në po këtë rajon, nga dy sulmues vetëvrasës me bombë meshkuj, që bartnin ferexhe.

Thuhet se këto viktima, në kampin Kaça pritnin ndihma në ushqim dhe gjëra të tjera, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre, gjatë ofensivës së ushtrisë pakistaneze mundër militantëve talibanë afër kufirit me Afganistanin.

Talibanët dhe militantët aleatë të al-Kaidës në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, kanë ndërmarrë sulme të shpeshta në shenjë të kundërpërgjigjjes ndaj ofensivës ushtarake.
XS
SM
MD
LG