Ndërlidhjet

Krakov: Mbahet ceremonia e varrimit e presidentit të ndjerë


Dhjetëra mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Krakovit në Poloni, për ceremoninë e varrimit të presidentit të ndjerë, Leh Kaçinski dhe të bashkëshortes së tij Maria.

Njerëzit me duartrokitje në heshtje, kanë hedhur lule dhe kanë valvitur flamujt polakë, derisa kortezhi i përmortshëm ishte nisur për në Katedralen historike në këtë qytet.


Arkivolat me trupat e pajetë të Leh dhe Maria Kaçinskit, ishin bartur me aeroplan ushtarak nga Varshava në Krakov.

Çifti bashkëshortor, së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbi jetën nga përplasja e aeroplanit në Rusi, më 10 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG