Ndërlidhjet

Irak: Nga rrëzimi i helikopterit - u vra një ushtar amerikan


Armata e Shteteve të Bashkuara sot ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi helikopteri i tyre ishte rrëzuar në pjesën veriore të Irakut.

Në njoftim thuhet se incidenti, që ndodhi mbrëmë vonë, “nuk i atribuohet zjarrit armiqësor dhe se aktualisht po zhvillohen hetime”.

Një zyrtar ushtarak irakian tha se incidenti ndodhi në një bazë ushtarake amerikane, afër qytetit Tikrit.

Raportohet se prej invadimit në mars të vitit 2003, deri tash në Irak janë vrarë 4391 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG