Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Kufiri Turqi – Armeni mbetet i mbyllur


Kryeministri Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia do ta mbajë kufirin e mbyllur me Armeninë, nëse konflikti territorial ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit mbetet i pazgjidhur.

Erdogan ka thënë se “nëse okupimi i Nagorno Karabahut vazhdon” ne nuk do ta hapim kufirin.

Rihapja e kufirit Turqi – Armeni është pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, të nënshkruar në tetor të vitit 2009, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe kërkon ratifikimin në Parlamentet përkatëse.

Turqia e ka mbyllur kufirin e saj me Armeninë në vitin 1993, duke treguar solidaritet me Azerbajxhanin, pasi seperatistët armenianë, të mbështetur nga Jerevani, e morën kontrollin ndaj rajonit Nagorni Karabah.
XS
SM
MD
LG