Ndërlidhjet

logo-print

BE: Takime urgjente lidhur me krizën e fluturimeve


Ministrat e transportit të Bashkimit Evropian sot pritet të diskutojnë për mundësinë e lehtësimit të kufizimeve, që kanë çuar në mbylljen e pjesës më të madhe të hapësirës ajrore evropiane, edhe për të pestën ditë me radhë, për shkak të hirit vullkanik nga Islanda.

Takimet pritet të zhvillohen në formë të video konferencës dhe bëhen derisa kompanitë ajrore po ushtrojnë presion ndaj autoriteteve për ndërmarrjen e aksionit lidhur me këtë krizë, pasi është thënë se kompanitë, për çdo ditë, po humbin nga 200 milionë dollarë.

Autoritetet evropiane të kontrollit të aviacionit thonë se afro 80% e hapësirës ajrore evropiane, në më tepër se 20 vende, ishte e mbyllur gjatë ditës së djeshme, me ç’rast janë realizuar vetëm afro 5 mijë, prej 24 mijë fluturimeve, në situata normale.
XS
SM
MD
LG