Ndërlidhjet

SHBA: Gejts i dërgon memorandum administratës për Iranin


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka shpallur se i ka dërguar një memorandum ekipit për siguri kombëtare të presidentit Barak Obama, duke i identifikuar “hapat e ardhshëm” për Iranin dhe për programin e tij atomik.

Në njoftimin e publikuar mbrëmë nga zyra e tij, thuhet se zoti Gejts këtë memorandum e ka dërguar në muajin janar dhe i identifikon “hapat e ardhshëm” në “procesin e planifikuar mbrojtës” lidhur me Iranin, përfshirë edhe nevojën për diskutime të mëtejshme dhe vendime politike gjatë periudhës së ardhshme.

Një shkrim në Nju Jork Tajms, për këtë çështje, në njoftim përshkruet si “keqkarakterizim” i gazetës, sipas të cilës, memorandumi ishte “thirrje për zgjim”, duke tërhequr vërejtjen se Shteteve të Bashkuara u mungon strategjia efektive për ndaljen e progresit iranian drejt kapacitetit atomik.
XS
SM
MD
LG