Ndërlidhjet

Izrael: Shënohet 62 vjetori i pavarësisë


Në Izrael, me manifestime të ndryshme në mbarë vendin, shënohet 62 vjetori i shpalljes së deklaratës së pavarësisë.

Në këto ceremoni përkujtohen ushtarët dhe civilët e vrarë në luftëra dhe në sulme terroriste.

Në fjalimin e tij, presidenti Shimon Peres, tha mbrëmë se Izraeli dhe pjesa tjetër e botës, ballafaqohen me kërcënim nga programi iranian bërthamor dhe theksoi se askush nuk duhet t’i nënçmoj kapacitetet mbrojtëse izraelite.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, me anë të një kumtese, tha se Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, “nuk do të hezitoj në mbrojtjen e sigurisë së Izraelit dhe në promovimin e së ardhmes së Izraelit”.

Mëtutje ajo theksoi se administrata Obama beson se është e domosdoshme arritja e “paqes gjithëpërfshirëse” në Lindjen e Mesme, që izraelitëve, palestinezëve dhe të gjithë popujve në rajon, do t’u siguronte siguri dhe prosperitet.
XS
SM
MD
LG