Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Tubim në mbështetje të presidentit të përmbysur


Mbështetësit e presidentit të përmbysur të Kirgizisë, Kurmanbek Bakijev, janë tubuar sot në qytetin jugor Xhalal-Abad.

Raportohet se në sheshin kryesor të këtij qyteti ishin tubuar afro 1500 vetë, që mbanin mbishkrime kundër qeverisë së përkohshme.

Meqë nuk janë parë forcat e policisë, mbështetësit e zotit Bakijev lirisht hynin në ndërtesën rajonale të qeverisë.

Presidenti i përmbysur, Bakijev, ka shkuar në Kazakistan, tetë ditë pasi ai ishte detyruar të largohej nga kryeqyteti Bishkek, për shkak të trazirave të dhunshme.
XS
SM
MD
LG