Ndërlidhjet

Prishtinë: Procesi kundër Kurtit shtyhet përsëri


Për të tetën herë me rradhë, seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shtyrë.

Data e ardhshme është caktuar 28 prilli dhe shtyrja është bërë për shkak të mungesës së zotit Kurti në seancë dhe avokatit të tij mbrojtës.

Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.
XS
SM
MD
LG