Ndërlidhjet

Poloni, Rusi: Hapa drejt pajtimit eventual


Polonia dhe Rusia duket se kanë ndërmarrë hapa drejt pajtimit të mundshëm, pas varrimit të presidentit polak, Leh Kaçinski, i cili e humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi, së bashku me bashkëshorten e tij dhe 94 personalitete të tjera polake.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, që mori pjesë në varrimin e presidentit Kaçinksi në qytetin Krakov, sugjeroi dje se tragjedia e 10 prillit mund të ndihmoj në afrimin e popullit rus dhe atij polak më afër njëri-tjetrit.

Më vonë u shpall se presidenti i përkohshëm i Polonisë, Bronislav Komorovski, e ka pranuar ftesën e Medvedevit, për të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë, me rastin e shënimit të 65 vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Peshkopi i Krakovit, Stanislav Gjivish, që e ka udhëhequr meshën me rastin e varrimit të presidentit të ndjerë, e ka falënderuar Rusinë për ndihmën dhe mbështetjen e saj prej momentit të përplasjes së aeroplanit polak, duke thënë se aksionet e tilla japin shpresë për pajtim.
XS
SM
MD
LG