Ndërlidhjet

logo-print

IATA: Qeveritë evropiane – joprofesionale lidhur me krizën


Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) thotë se qeveritë evropiane ishin shumë joprofesionale në menagjimin e vlerësimit të nivelit të rrezikut nga përhapja e hirit vullkanik në Evropë.

Gjovani Bisinjani nga ky asociacion, tha se “nuk ka pasur vlerësim të rrezikut, nuk ka pasur konsultime, koordinim dhe as lidership”.

Ai theksoi se hapësirat ajrore duhet të rihapen shpejtë, pasi të jenë të njohura faktet e bazuara në prova.

Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se siguria e njerëzve është e rëndësisë më të madhe:

“Siguria e Udhëtarëve është e rëndësisë kryesore, prandaj ne do t’i shikojmë rezultatet e fluturimeve provuese, që janë bërë dje dhe sot dhe do t’i shohim edhe rekomandimet e prodhuesve të aeroplanave”, tha Gordon Braun në Londër.

Pjesa më e madhe e hapësirës ajrore evropiane është e mbyllur edhe sot, për të pestën ditë me radhë, për shkak të rrezikut nga hiri vullkanik në Islandë.

Mbyllja e hapësirës ajrore praktikisht e ka shkatërruar trafikun global ajror në mbarë botën, duke i lënë të bllokuar më se 6.8 milionë udhëtarë.
XS
SM
MD
LG