Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Futbollistët e kombëtares nën hetime



Futbollistët e ekipit kombëtar të Francës janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit nga policia. Kjo e fundit po heton një rrjet prostitucioni.

“Personalitete, përfshi futbollistin Frank Ribëri, por dhe lojtarë të tjerë të njohur ndërkombëtarisht, janë marrë në pyetje lidhur me raportet që ata kanë pasur me një agjenci që ofronte femra për shoqërim”, citohet avokatja Sofi Botai nga mediat franceze.

Hetimi ka lënë në hije përgatitjet e ekipit për finalet e kupës së botës, që do të mbahet në Afrikën e Jugut.
XS
SM
MD
LG