Ndërlidhjet

Shkencëtarët: Rrezikohen rezervat e ujit të pijshëm



Sasia e ujit të pijshëm që shfrytëzohet për prodhimin e ushqimit dhe mallrave të tjera në vendet e Perëndimit, shkakton mungesën e ujit të pijshëm në vendet në zhvillim, njoftuan sot shkencëtarët.

Në raportin i cili fokusohet në Britaninë e Madhe, thuhet se jashtë shpenzohen dy të tretat e ujit të nevojshëm për mallrat, të cilat importohen në këtë vend, tha Roxher Falkoner nga Universiteti në Kardif.

"Nëse duam të pengojmë 'stuhinë e përsosur', nevoitet veprim urgjent", tërhoqi vërejtjen Falkoner.

Shprehjen 'stuhia e përsosur' e përdori vitin e kaluar kryeshkencëtari i qeverisë britanike, profesori Xhon Bedington, për ta përshkruar mungesën e ardhshme të energjisë, ushqimit dhe ujit.

Shkencëtarët vlerësojnë se për 20 vjet, popullsia në botë do të jetë më shumë se tetë miliardë, kërkesa globale për ushqim do të rritet për 50%, ndërsa kërkesa për ujë të pijshëm do të rritet për 30%.

Vlerësohet se për prodhimin e një birre shpenzohen 74 litra ujë të pijshëm, ndërsa për një filxhan kafe 140 litra.
XS
SM
MD
LG