Ndërlidhjet

Tiranë: Hyseni e Meta diskutojnë bashkëpunimin



“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Skënder Hyseni. Meta nënvizoi se “pavarësia e Kosovës është në të mirë të rajonit dhe se duhet konsoliduar bashkëjetesa ndëretnike”.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, tha se Kosova është e gatshme për bashkëpunim me Serbinë si dy shtete të pavarura.

“Kosova ka vullnet për të qenë në Komunitetin Evropian dhe në këtë hap të saj ajo shpreson që të mbështetet edhe nga Serbia për të vendosur një paqe përfundimtare”, tha Hyseni.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut të tij, Meta.
XS
SM
MD
LG