Ndërlidhjet

Bota shpenzon 1 trilionë dollarë në vit për armatim



Bota ka shpenzuar mbi 1 trilionë dollarë në vit për armatimin, para që mund të ishin përdorur në programet për të luftuar varfërinë, apo ndryshimet klimatike.

“Duke shënuar përparim në fushën e çarmatimit ne mund të lirojmë fonde të nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike, për të adresuar problemet e ushqimit dhe për përmbushjen e objektivave të mileniumit”, tha kreu i OKB-së, Ban Ki Mun.

Komentet e Banit u bën gjatë fjalës hapëse që ai mbajti në takimin e Këshillit të Sigurimit rreth çarmatimit.
XS
SM
MD
LG