Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpritet vrasja e liderëve të al-Kaidës në Irak


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka mirëpritur vrasjen e dy liderëve të al-Kaidës në Irak, duke e vlerësuar këtë si shenjë se forcat e sigurisë së Irakut po bëhen gjithnjë e më të forta dhe më të afta, kështu që qëllimet e Uashingtonit për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Iraku, deri në fund të vitit 2011, janë reale.

Më herët, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara, kanë shpallur se dy liderë të al-Kaidës, ishin vrarë në operacionin e përbashkët në pjesën veriore të Irakut.

Abu Ajub al-Masri dhe Abu Omar al-Bagdadi, janë vrarë në provincën Salah al-Din, pasi forcat e inteligjencës u kishin rënë në gjurmë.
XS
SM
MD
LG