Ndërlidhjet

Irak: U vranë familjarët e shefit policor që e luftoi al-Kaidën


Pesë anëtarë të familjes së shefit lokal të policisë, Taufiq al-Xhanabi, i cili e ka luftuar al-Kaidën, janë vrarë sot në shtëpitë e tyre në Tarmijah, afro 45 kilometra në veri të Bagdadit.

Koloneli Taufiq, tha se “gruaja, vajza 22 vjeçare dhe tre djem të moshë prej 12 deri në 16 vjeç, janë qëlluar për vdekje, ndërsa vrasësit u kanë prerë kokat djemve të vrarë”.

Grupi policor, al-Sahwa, i përbërë nga arabët sunitë, u ishte bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe forcave irakiane në luftimin e kryengritësve në vitin 2006 dhe 2007.
XS
SM
MD
LG