Ndërlidhjet

Turqia ofron ndërmjetësim me Iranin



Turqia tha sot se është e gatshme të ndërmjetësojë me Perëndimin për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin.

Në një vizitë në Teheran, ministri i Jashtëm Ahmet Davutogllu tha se Turqia mund të ndihmojë në ringjalljen e zgjidhjes diplomatike, e cila parasheh që Irani të dërgojë jashtë vendit një sasi uraniumi në shkëmbim për karburant për reaktorin bërthamor.

Ministri i jashtëm i Iranit, Manusher Motaki, i cili gjithashtu u paraqit në konferencën për shtyp, nuk bëri ndonjë reagim të prerë ndaj ofertës së fundit të Ankarasë.
XS
SM
MD
LG