Ndërlidhjet

FT: ”Më shumë reagime mbi masat ndaj hirit vullkanik”


Islandë

Islandë

“Financial Times”

Shumica e evropianëve ishin të lumtur të pranonin mbylljen e hapësirës së tyre ajrore të enjten, si një përgjigje emergjente e hirit vullkanik, të liruar nga vullkani islandez.

Por, pothuajse pesë ditë pas pezullimeve të fluturimeve dhe të hirit vullkanit të dukshëm apo aspak të dukshëm nga toka, kompanitë ajrore janë duke udhëhequr një fushatë ngritjeje zëri për heqjen e rregullave strikte.

Është e vështirë të argumentosh se mbyllja e parë ishte si një reagim ndaj rrezikut që paraqet hiri vullkanik në motorët e aeroplanëve.

Autoritetet evropiane, pa eksperienca të mëparshme të shpërthimeve vullkanore, që hynë në hapësirën e tyre ajrore, thjesht po ndiqnin rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, që një zonë nuk është për fluturime kur është i pranishëm çdolloj hiri.

Industria e udhëtimeve ka të drejtë kur kritikon autoritetet e kontrollit të trafikut dhe qeveritë evropiane për përgjigjen e tyre të ngadaltë, ndërsa kriza u përkeqësua gjatë fundjavës, për të vijuar dhe ditën e hënë.

Ndërsa dhjetëra-mijëra fluturime u anuluan dhe qindra-mijëra pasagjerë nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, kjo rezultoi me kosto të madhe njerëzore.

Viktimat nuk janë aq të dukshme, siç mund të jetë e dukshme rënia e një aeroplani, por ka të ngjarë që kjo situatë t’i çojë drejt vdekjes, për shkak të stresit dhe procedurave mjekësore, të cilat vonohen, pasi njerëzit ndodhen larg tyre.

Ndalimi total i fluturimeve duhet të zëvendësohet urgjent nga masa të matura, bazuar në njohuritë shkencore, se sa hi vullkanik aktualisht ndodhet në atmosferë, në cilat vende konkretisht dhe çfarë dëmtimi shkakton koncentrimi i kësaj reje vullkanore në motorët e aeroplanëve.

Përdorimi dhe modelimi i kompjuterëve në shkallë të gjerë, bazuar në imazhet satelitore, nuk mjafton.

Në të njëjtën kohë, Evropa duhet të konsiderojë shembullin e SHBA-ve, duke i lënë kompanitë ajrore të vendosin nëse është e sigurt të fluturohet. Ndërsa kjo ndodh, natyra mund të jetë dhe shpëtimi.

Shenjat vullkanore dhe meteorologjike gjatë natës të së hënës treguan ndalimin e ngritjes së hirit vullkanik të Islandës, duke u ndjekur gjatë fundjavës nga një ndryshim atmosferik mbi Atlantikun e Veriut, që mund ta shpërndajë hirin mbi Evropë.

Por, kjo gjë mund të jetë një lehtësim i përkohshëm. Edhe nëse Eijaflallajokull dhe vullkani tjetër më i madh pranë tij, Katla, janë të qetë, Islanda është një vend gjeologjikisht aktiv, saqë aktivitete të tjera vullkanore mund të çojnë në lirimin e hirit në hapësirën evropiane dhe kjo mund të ndodhë së shpejti apo më vonë.

Industria e udhëtimit është e ndjeshme nga kjo dhe paralajmërimet në kohë nga shkenca duhet të bëhen sa më shpejt për çdo rast. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG