Ndërlidhjet

Kroaci: Arrestohet i dyshuari për gjenocid në Bosnje



Autoritetet e Bosnjes dhe Kroacisë thanë se policia kroate arrestoi një të dyshuar për lidhje ekzekutimet ndaj mijëra myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë.

Zyra e prokurorit shtetëror në Sarajevë tha se Franc Kos u arrestua afër qytetit kroat të Osijekut.

Kos, i cili është me origjinë sllovene, besohet të ketë qenë anëtar i njësit të ushtrisë serbe të Bosnjes, i cili kreu ekzekutimet sistematike të rreth 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik, 1995 në masakrën më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Bosnja tha se sot do ta kërkojë ekstradimin e tij.
XS
SM
MD
LG